Integriteti: Angazhimi ynë për ndershmërinë dhe transparencën është po aq i rëndësishëm për ne, si dhe për arritjen e suksesit . Në fund të çdo dite, ne duam të jemi krenarë jo vetëm për qëllimet që kemi arritur, por edhe për mënyrën se si i kemi arritur ato.
Risi: Ne besojmë se mund të bëjmë një ndryshim vetëm duke menduar përtej. Para çdo veprimi që bëjmë, ne gjithmonë konsiderojmë shtigje të reja, në mënyrë që të sjellim vlerë të vërtetë për komunitetin e kujdesit shëndetësor, për pacientët dhe familjet e tyre.
Angazhimi për Përsosmëri: Ne gjithmonë synojmë lartë dhe kërkojmë më të mirën nga vetja dhe partnerët tanë. Suksesi nuk na bën të vetëkënaqemi. Për gjithçka që bëjmë, ne gjithmonë e pyesim veten nëse ekziston një mënyrë më e mirë për ta bërë atë; dhe nëse ka, ne e ndjekim atë.
Respektimi i Jetës Njerëzore: Ne jemi të udhëhequr nga angazhimi ynë për t’i shërbyer jetës njerëzore. Për t’i ofruar komunitetit mjekësor dhe pacientëve terapitë më të përparuara. Për t’u siguruar punonjësve tanë njohjen, sigurinë e vendit të punës dhe perspektivat e karrierës që secili meriton. T’i kthehemi shoqërisë, në mënyrë që të përmirësohet mireqenia.